Darka me ‘Klanin’, Rakipi: Rama kërcënoi Fevziun në sy të Frangajt…

0
95

Gazetari Ylli Rakipi ka dhënë detaje rreth një darke që kryeministri Edi Rama ka zhvilluar me pronarin e TV Klan, Aleksandër Frangajn dhe Blendi Fevziun në një restorant luksoz në kryeqytet më 8 prill 2019.

Rakipi konfirmoi se kryeministri Edi Rama i ka bërë presion drejtuesit të emisionit “Opinion”, duke i kërkuar që të mos ftojë në studio përfaqësuesë të opozitës së re parlamentare, pasi dëmtojnë reputacionin e mazhorancës.

“I ka bërë presion edhe kolegut tonë, Blendi Fevziut. I ka kërkuar të mos ftojë më në studio përfaqësuesë të opozitës së re”, deklaroi Rakipi në studion e lajmeve të Ora News. “E keni pare se cfare niveli kanë ata. Qeshin me cdo batute te Edi Ramës. Ai i kotrollon, u tregon si duhet të votojnë”, vijoi Rakipi.

Gazetari shtoi se Edi Rama po bën përpjekje për të kapur edhe median onine, duke u ofruar reklama dhe para. /Politiko.al/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here