Droga nga Ballkani deri në Mangialupi: Kush janë shqiptarët e arratisur, mjeshtra të trafikut

0
120

Shtypi italian ka sjellë në vëmendje sot operacionin Tunnel që u zhvillua në korrik dhe çoi në vënien nën hetim të 15 personave ose siç shkruan me ironi, së paku në letër, sepse dy shqiptarë të specializuar në trafikun e drogës janë ende në arrati.

“Pesëmbëdhjetë të dyshuar. Së paku në letër.- shkruajnë mediat italiane. – Për shkak të dy shqiptarëve që transportonin drogë  nga Ballkani për llogari të grupit në Mangialupi, që u arratisën kur u zhvillua operacioni “Tunnel”.Ky grup kishte specialitet të veçantë, trafikimin e drogës.

Tëshohim kush janë të dyshuarit. Në korrik, 12 persona përfunduan në pranga, nëntë nga Messina dhe tre nga Shqipëria.  Shqiptarët ishin: Ajet Cepaj, 50 vjeç, Rito Mecaj, 57 vjeç që jetojnë në Barcelonë dhe Ernard Hoxha, 34 vjeç që banon në Lecce. Disa javë më parë Policia italiane kapi dhe një të dyshuar tjetër, Klaidi Kaka që jeton në Ragusa. Por, tani mbeten vetëm dy shqiptarë “fantazmë” : Myzafer Binaj, 40 vjeç dhe Gerti Kalaj, 29 vjeç

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here