Malaj: Po përgatitemi për zgjedhjet e 13 tetorit!! LSI respekton sistemin…

0
104

Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj, thotë se zgjedhjet lokale do të mbahen më 13 tetor dhe se opozita do të marrë pjesë në to. ”LSI respekton sistemin, kjo do të thotë të vlerësosh institucionet legjitime që vendosin vendosjen e datës, si presidenti që ka të drejtën e dekretimit. Për ne Bibla është Kushtetuta, dhe këtu e gjithë opozita, përfshirë PD, është e vendosur në të njëjtin start për të vazhduar garën e 13 tetorit”,-tha në ”A2Cnn”.

 

Ajo shton se tashmë i gjithë rajoni ka shkuar ose po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme dhe se kambanat e tyre po tingëllojnë edhe në Shqipëri.

”Fatkeqësia më e madhe nuk është klasa politike, nuk ka palë që mos të jetë mëkatare, edhe opozita në situata të caktuara mund të kishte bërë zgjedhje më të mira, jo vetëm për emergjencën por edhe për afatin e gjatë, por nuk i falet askujt që e gjithë procedura e zgjedhjeve ishte një farsë e shëmtuar, me një përfaqësim që nuk tejkalon 12%”, farsë të cilës sipas saj iu shtua edhe “absurdi dhe jo profesionalizmi i KQZ-së në interpretimin e vendimit të presidentit”.

Sipas saj zgjidhja është një qeveri teknike me zgjedhje të parakohshme, fillimisht qendrore dhe më pas vendore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here