Home Aktualitet Erdogan: Turqia do të vazhdojë bashkëpunimin me Rusinë, do të marrim masa...

Erdogan: Turqia do të vazhdojë bashkëpunimin me Rusinë, do të marrim masa për rrënjosjen e “terroristëve” në Siri

0
100
Presidenti i Turqisë, Reccep Tayip Erdogan, tha të martën se Turqia dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes me Rusinë. Deklarata e Erdoganit u bë pas bisedimeve në Moskë me homologun rus, Vladimir Putin. Erdogan foli pasi të dy udhëheqësit vëzhguan një demostrim të aeroplanëve ushtarakë rusë, në Moskë.Të martën, Turqia pranoi pjesën e dytë të dërgesës së pajisjeve të sistemit mbrojtjes raketor të Rusisë.
SHBA-ja e ka kundërshtuar blerjen e sistemit rus nga ana e Turqisë pasi ai, sipas zyrtarëve amerikanë, rrezikon sigurinë e aeroplanëve ushtarakë të SHBA-së.

Presidenti turk dhe ai rus, gjatë takimit, kanë biseduar edhe për situatën në Siri. Putin tha se bashkë me Erdoganin kanë diskutuar për masa shtesë të përbashkëta që synojnë rrënjosjen e “terroristëve” në zonën Idlib të Sirisë.

Ai tha se gjatë bisedimeve janë dakorduar se Siria duhet të mbetet një vend i unifikuar. /Rel/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here