Vargjet e Migjenit/ Një tjetër mesazh i koduar i Bushatit kundër Ramës

0
111

Në përkujtimin e 81-vjetorit të ndarjes nga jeta të poetit të madh shqiptar, Migjeni, ish-ministri i Jashtëm, Ditmri Bushati ka zgjedhur disa vargje të tij për të përshkruar situatën në të cilën ndodhet vendi.

Bushati ka zgjedhur poezinë Zgjimi, ku shkruhet: “O vullnete të ndrydhura! O vullnete të shtypuna! Shkundni prangat të mbrapshta!”

Ndërsa nuk dihet me siguri se kujt i bën thirrje ish-ministri, krizës politike dhe palëve, apo popullit.

Postimi i Ditmir Bushatit:

ZGJIMI

O vullnete të ndrydhuna ndër grushta të çelikta të shekujve të kaluem!

O vullnete të shtypuna me themra të ngurta të titajve të tërbuem!

Të cilët n’udhë për në theqafje këtejpari i ranë

dhe vatrat tona në mjerim i përlanë…

O vullnete të ndrydhura!

O vullnete të shtypuna!

Shkundni prangat të mbrapshta! E me brimë ngadhnyese,

me hove viganash, dëshirash flatruese,

turniu në të gjitha anët dhe poshtë në dhë zbritni

– ndosht’ aty keni për të gjetë fillin e një hymni,

që Illyri e vjetër ndër kremtime këndonte,

ndërsa zemra e kombit në liri kumbonte.

O vullnete të ndrydhuna!

O vullnete të shtypuna!

Tash shëgjetat e flakta të shprehjes suej zharitse

drejtoni kah qiella në ball të hyut a të dreqit,

i cili fatin tonë mbytte në mnijë të vet përpise –

a dijë se të Birt’ e Shqipes folen ia ngrehën vetvetit./ Gazeta Liberale

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here