109-vjetori i Shenjtores Nënë Tereza, Presidenti Meta: Simboli shqiptar dhe botëror i humanizmit e solidaritetit njerëzor

0
124

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përkujtuar me një shenim në faqen e tij ne facebook 109 vjetorin e lindjes se Shenjtores Nënë Tereza.

Ja postimi i plotë:

Në 109-vjetorin e lindjes së Shenjtores Nënë Tereza, simbolit shqiptar dhe botëror të humanizmit e solidaritetit njerëzor dhe shembullit të jashtëzakonshëm të dashurisë e përkujdesjes të çdo nëne shqiptare, ne përkujtojmë me nderim e respekt trashëgiminë e vyer të veprës së Saj humane e hyjnore të paharruar.
Urtësia dhe porositë e Shën Terezës le të na shërbejnë si burim frymëzimi, që të gjithë së bashku, me shumë dashuri e përkushtim të bëjmë gjithçka duhet për këdo që ka nevojë për ndihmë, solidaritet e përkrahje sociale, për prosperitetin e begatinë e Shqipërisë dhe të kombit tonë!

 

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here