Dekorohen me Urdhërin Esad Pashë Toptani!!

0
155

Nga Sali Berisha

Miq, presidenti i Serbisë dhe Serbomadhisë, Aleksander Vuçiç shpalli dje për herë të dyte pas Samitit të Berlinit falimentimin e projektit të tij të Serbisë së Madhe. Ai akuzoi për këtë deshtim Rada Trajkoviçin dhe Angjela Merkel, të cilat sipas tij kishin njohur kufijte aktualë të Kosovës.

Por burime afër tij pëshperisin se presidenti i Serbomadhisë Aleksandër Vuçiç me gjithë dëshpërimin që e ka kapluar nuk ka harruar por ka menduar edhe për argatët e tij.

Kështu, në një akt mirënjohje për shërbime të shquara ndaj projektit të Serbomadhisë ai ka vendos t’iu akordojë urdhërin e Kalorësit të Zi Esad Pasha Toptani, Zografit Bis, Miladinit shqipfolës, argatit in chef Baton Stanishiqit. Ky urdhër i Serbisë, më i larti për argatët shqipfolës, shoqërohet dhe nga një pension i veçantë dhe një truall toke për banesën e fundit ngjitur me atë të Esad Pashës. sb

Image

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here