Hartohet projektligji/ Policia Ushtarake kalon nën urdhrat e ministrit Lleshaj

0
199

Qeveria shqiptare ka gati hartimin e një projektligji për ndryshime në Policinë Ushtarake, të cilat kanë të bëjnë me përfshirjen e saj në luftën kundër trafiqeve dhe krimit të organizuar.

Projektligji i hartuar nga Ministria e Mbrojtjes parashikon zgjerim të hapësirës së kontrollit nga Policia Ushtarake, e cila momentalisht kushtëzohet brenda reparteve apo zonave ushtarake.

Propozimi që është në fazën e konsultimit është ngritur mbi argumentin se zonat në të cilat ndodhen ambientet ushtarake, janë me terren të vështirë që vështirëson kontrollin e territorit nga ana e Policisë së Shtetit.

Sipas projektligjit, Policia Ushtarake gjatë kontrolleve do të koordinohet me Policinë e Shtetit. Kjo strukturë do kontribuojë në ruajtjen e rendit dhe të sigurisë publike në të gjitha zonat përreth njësive ushtarake të FA duke përshirë, mbrojtjen e jetës, shëndetit, pronës publike dhe private, parandalimin e veprave penale me prezencë në territor apo kontrollimin e mjeteve.

Gjithashtu aktiviteti i Policisë Ushtarake do të shtrihet dhe për kontrollin e qarkullimit rrugor në bashkërendim me Policinë e Shtetit.

Policia ushtarake gjithashtu do trajtojë dhe çështjet që kanë të bëjnë me ndalimin dhe kontrollin e elementëve të dyshuar kriminalë dhe më pas kalimi i ndjekjes së çështjeve në Policinë e Shtetit dhe, sipas rastit, Prokurorisë së Rrethit kur ka elementë të veprës penale.

Forcat policore ushtarake gjatë kontrollit të zonave jashtë reparteve do udhëhiqen nga urdhrat e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

Pranë Policisë Ushtarake mund të bëhen edhe kallëzime penale, për shkak të atributit që ky ligj do t’i japë asaj duke e kthyer edhe në një polici gjyqësore.

Kështu duke i shtuar kompetencat Policisë Ushtarake parashikohet që të rritet siguria dhe rendi brenda rrethimit të bazave ushtarake, por dhe në zonën përreth.

Projektligji parashikon që strukturat e Policisë Ushtarake të rriten me 300 efektiv, duke e çuar numrin në total në 500 punonjës.

Ora News

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here