Gjermania dëbon në masë shqiptarë, ukrainas dhe serbë…

0
88

Shumica e të dëbuarve në vitin 2018 qenë qytetarëve të vendeve të Evropës Lindore, në veçanti shqiptarë, ukrainas dhe serbë. Këto shifra i njoftoi në Bundestag, Ministria e Brendshme Gjermane.

Nga Deutsche Welle

Në pesë vitet e fundit janë dëbuar gjithnjë e më shumë të huaj nga Gjermania. Në vitin 2018, ishin rreth 7500 vetë – shifër dyfish më e madhe se në vitin 2014. Edhe në gjysmën e parë të këtij viti, autoritetet u kanë kërkuar më shumë se 4500 vetëve të largohen nga Gjermania. Sipas “Neue Osnabrücker Zeitung”, Ministria e Brendshme e ka komunikuar këtë në Bundestag, pas një pyetjeje të partisë E Majta.

Shumica e të dëbuarve në vitin 2018 qenë qytetarëve të vendeve të Evropës Lindore, në veçanti shqiptarë, ukrainas dhe serbë. Por po të hedhësh një vështrim në bazën e të dhënave të të gjithë të huajve të dëbuar ndonjëherë nga Gjermania, rezulton që vendin e parë e zë Turqia, me më shumë se 50,000 shtetas të dëbuar.

Kur një person merr një të ashtuquajtur “urdhër dëbimi”, atij zakonisht i kërkohet të largohet nga Gjermania brenda një afati të caktuar. Nëse ajo nuk e bën këtë, ai mund të dëbohet nga autoritetet, pra të nxirret me detyrim nga vendi. Sipas Ministrisë së Brendshme, deri në fund të qershorit 2019 një urdhër të tillë dëbimi e kanë marrë gjithsej rreth 300,000 vetë. Rreth 30.000 vetë prej tyre në këtë kohë ndodheshin akoma në Gjermani, të tjerët qenë larguar vullnetarisht ose me detyrim.

[Immigration Menschen Koffer Ausreise Reise Symbolbild (picture-alliance/dpa/H. Tittel)]

Por midis 16 landeve federale ka dallime të mëdha : në Baden-Württemberg, vitin e kaluar u regjistruan gati 1.600 dëbime, kurse në Mecklenburg-Vorpommern,sipas gazetës ishin vetëm 12.

Kritikë nga e majta: “zhvillim fatal”

Zëdhënësja për politikën e brendshme e Grupit Parlamentar E Majta në Bundestag, Ulla Jelpke, e kritikoi ashpër praktikën e dëbimit. Ajo i tha “Neue Osnabrücker Zeitung” se “dëbimet përfaqësojnë një ndëshkim të padrejtë të dyfishtë, i cili kërcënon vetëm të huajt”.

Shpesh preken njerëz, të cilët e kanë qendrën e jetës së tyre në Gjermani. Rregullat u ashpërsuan për herë të fundit në vitin 2016, pas sulmeve në natën e Vitit të Ri në Këln. Numri i dëbimeve, që nga ajo kohë është rritur. “Ky zhvillim fatal duhet të ndalet,” kërkoi Jelpke.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here