Tiranë/ Prokuroria e Përgjithshme i përgjigjet kërkesës të PD, ja çfarë po verifikojnë…

0
136

Një ditë pasi Valdrin Pjetri njoftoi dorëheqjen nga mandati i kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, fituar në Zgjedhjet Vendore të 30 qershorit, Prokuroria e Përgjithshme njoftoi mbi verifikimet e nisura mbi pastërtinë e figurës së tij. Zoti Pjetri u akuzua të martën nga Partia Demokratike në opozitë se në vitin 2003 ishte dënuar në Itali për trafik droge dhe se ishte dëbuar nga vendi fqinj.

Duke iu përgjigjur një kërkese të Partisë Demokratike të datës 13 gusht 2019, Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se “më datë 05.08.2019, ka regjistruar kërkesën për verifikim të detajuar të subjektit Valdrin Pjetri, dhe se ka filluar procesin e verifikimit të plotë e të gjithanshëm, brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë” dhe se i ka kërkuar shtetasit Valdrin Pjetri “të depozitojë gjurmët e tij daktiloskopike pranë Institutit të Policisë Shkencore”.

Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se “që në daten 6 gusht ka dërguar pranë Drejtorisë së Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit, si dhe pranë Ministrisë së Drejtësisë kërkesën për verifikim të mëtejshëm nga autoritetet e drejtësisë italiane, duke u kërkuar këtyre të fundit vënia në dispozicion e çdo lloji vendimi penal të dhënë nga gjykata, vendim për masa sigurimi personale apo vendime dëbimi, në emër të shtetasit Valdrin Pjetri”./Voa/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here