Punëtorët e rrëzuar, flet kreu i Konfederatës së Sindikatave: Mungesa e sigurisë shkaku kryesor

0
145

Kreu i Konfederatës së Sindikatave në Shqipëri, Kol Nikolla ka deklaruar se shkak për incidentin e rëndë është bërë mungesa e sigurisë në punë. Në këtë incident janë plagosur së paku 4 persona ndërsa dyshohet se poshtë rrënojave ndodhet edhe një person tjetër. Nikolla ka deklaruar se të gjithë përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi për këto incidente në punë. Më tej Nikolla shton se ngjarje të tilla ndodhin edhe në fasoneri apo në miniera por askush nuk është dënuar.

“Uroj që të plagosurit të jenë mirë. Në të gjithë sektorët kemi pas raste të tilla. Siguria në punë ka qenë objektiv ynë për të ngritur zërin por fatkeqësisht rastet po bëhen mjaftë problematike. Është e pa falshme që gjithmonë jemi të fundit në ktë problem dhe nuk kemi asnjë person të vënë para përgjegjësisë. Në fasoneri në naftë në miniera etj… Kjo mund të vij edhe nga kriza politike, por kushtet teknike janë neglizhuar. Duhet të dalin para drejtësisë. Nuk funksionon mjeku i ndërmarrjes. Kantrier ndërtimi. 60-70% janë në kundërshtim me legjislacionin e punës, kjo mund të ishte katastrofë njerzore. gjencitë ligjëzbatuese duhet ete marrin masa. Së pari është qeveria. Agjencitë e kontrollit nuk po kryejnë punën e tyre. Besojmë se shumë shpejte reforma në drejtësi të japi frytet e veta dhe përgjegjësit e këtyre ngjarjeve të marrin përgjegjësinë. Jeta është e para duhet të ketë kontrolle”.

Report Tv

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here