Gjata: Ademi, kryebashkiake deri në zgjedhjet e reja vendore…

0
100

Për sekretarin për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata, dorëheqja e kryebashkiakut të zgjedhur të Shkodrës Valdrin Pjetri erdhi si pasojë e presionit pas denoncimeve të Partisë Demokratike. Në RTV Ora, Gjata nënvizoi se Pjetri me dorëheqjen e tij nuk bëri asgjë tjetër përveçse provoi vërtetësinë e akuzave të selisë blu, pra se ai ka qenë i dënuar në shtetin fqinj, Italinë, për trafik droge.

Sa i takon fatit të bashkisë Shkodër, kur dihet që në 20 gusht zonjës Voltana Ademi i mbaron mandati si kryebashkiake, Gjata thotë se ajo do të vazhdojë të mbajë këtë detyrë deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

“Sa i takon Shkodrës, teknikisht do të rrijë zonja Ademi kryetare bashkie derisa të bëhen zgjedhjet e tjera. Zgjedhjet e 30 qershorit nuk kanë qenë zgjedhje se nuk ka pasur dekret. Janë votime qeveritare. Duhet të ketë një marrëveshje që të shkohet në zgjedhje të përgjithshme dhe lokale, ku të marrin pjesë të gjitha partitë në zgjedhje të lira dhe të ndershme”, deklaroi ia.

Nga ana tjetër, ai përjashtoi mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të pjesshme vetëm për bashkinë e Shkodrës. Për RTV Ora, ai deklaroi se 30 qershori ka qenë një proces antiligjor dhe zgjedhjet do të mbahen në të gjithë Shqipërinë atëherë kur të piqen kushtet.

“Nuk ka zgjedhje nga e para se nuk ka pasur zgjedhje asnjëherë. Duke mos pasur zgjedhje me 30 qershor duhet të ketë marrëveshje se kur do të mbahen zgjedhjet. Zgjedhjet do të zhvillohen në gjithë Shqipërinë, nuk ka rrugë tjetër. Do të bëhen kur të krijohen kushtet”, përfundoi Gjata.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here