Sjellje prej gangsterësh e tatimorëve ndaj emigrantëve që vijnë me pushime, ja ç’ndodh në Kakavijë…

0
104

“Sjellje prej gangsterësh e narkotatimorëve ndaj emigrantëve që vijnë me pushime! Emigranti dixhital akuzon për trajtim kafshëror, poshtërues në doganat e vendit. Ai regjistroi aktet banditeske të narkodoganorëve ndaj emigrantëve, por narkopolici i grabiti telefonin celular.

Iu bëj thirrje mediave të përqëndrohen edhe në pikat e kalimit të kufirit dhe të dokumentojnë sjelljet brutale të narkoshtetit ndaj atyre që derdhin në dhera të tjerë, lumenj djerse dhe kanë kontribuar!”

(Shënim i ish-kryeministrit Sali Berisha në profilin e tij në Fb dhe mesazhi i dërguar nga emigranti)

Përshëndetje zoti Berisha!

Sapo kalova nga pika kufitare në Kakavijë. Sapo ndaloi autobusi, na nxorën të gjitha çantat edhe na detyruan t’i hapim në shesh sikur të ishim kafshë.

Pasi na hapen çantat, filluan të na kërkonin sendet personale. I fusnin duart nëpër çanta sikur të ishim terroristë edhe jo shtetas shqiptarë.  Ne emigrantët i sjellim Shqipërisë çdo vit, 800 milionë euro dhe trajtohemi si kafshë.

Pasi më preku shumë kjo gjë, fillova të bëja një video. Pasi më panë policët e Psiqikut mendor, më morën telefonin me forcë edhe më detyruan që ta fshij videon, sepse po mos ta hiqja, do të kisha pasoja më pas.

Me një arrogancë, me një sjellje prej banditësh, torturojnë emigrantët. Kështu bënin edhe etërit e tyre dikur.

Ju lutem publikojeni  Edhe dërgoni një gazetar që ta shikojnë të gjithë se si na sillen.  Ju faleminderit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here