FOTO/ Bllokohet aksi Fushë Krujë-Thumanë, shoferët: Rama IK!

0
122

Me fjalët e opozitës ”Rama IK”, shoferët që kanë orë të tëra në trafik tek rrethrrotullimi i Fushë-Krujës, kanë reaguar në këtë mënyrë. Bllokimi vijoi prej orës 11:00 dhe deri në orën 15:00, kur ndërhyri policia e cila ndihmoi të lehtësonte sado pak qarkullimin.

Kjo nuk është dita e parë që trafiku është i dendur në këtë aks. Drejtuesit e mjeteve që përshkojnë aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë po përballen prej më shumë se dy javësh me stresin e trafikut.

Shkak për këtë situatë është bërë shembja e urës në Fushë-Krujë, e cila ka sjellë edhe ngërç në qarkullimin. Për ndërtimin e kësaj ure, duhet të paktën edhe 90 ditë, çka ka paralizuar qarkullimin në pikun e sezonit turistik.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here