Policia e Bulqizës ka vënë në pranga një 42-vjeçar i cili akuzohet për kanosjen e dy personave, një prej të cilëve pas kërcënimeve vrau veten.
Sipas të dhënave zyrtare nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në orët e para të mëngjesit është kapur dhe ndaluar në qytetin e Bulqizës, shtetasi B.O., 42 vjeç, banues në Laç.
Në ngarkim të këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur si masë sigurimi “Arrest në burg”, për veprat penale të “Mbajtja pa leje e armëve luftarake” dhe “Kanosja”.
Gjithashtu po në ngarkim të këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, ka vendosur si masë sigurimi “Arrest në burg”, për të njëjtat vepra penale, pasi më datë 03.08.2019, në aksin rrugor Milot-Laç, ka kanosur me armë një shtetas, duke i dëmtuar gomat e automjetit. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Dibër veprime të mëtejshme.