Fluks në portin e Durrësit, 4600 persona dhe 1mij makina mësyjnë bregdetin…

0
106

Pikat kufitare dhe portet e vendit prej ditësh janë përballur me një fluks të shtuar lëvizjesh, kryesisht në hyrje.

E njëjta situatë paraqitet edhe në portin e Durrësit.

Gjatë ditës së sotëm karvane të gjata me mjete janë regjistruar në pikën kufitare të Morinës në Kukës dhe përgjatë “Rrugës së Kombit”, ku mijëra shqiptarë nga Kosova kanë vërshuar drejt Shqipërisë për të shijuar këto ditë të nxehta gushti.

Raportohet se nga Porti më i madh i vendit kanë hyrë  gjatë paradites së sotme tre tragete me 4600 pasagjerë si dhe rreth 1 mijë makina.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here