230 vjetori i Departamentit të Shtetit, Ambasada Amerikane përkujton vizitën e Bushit në Shqipëri

0
119

Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar sot një foto të pritjes tejet të ngrohtë të Presidentit amerikane Xhorxh Bush në Fushë Krujë si një mesazh domethënës.

“Këtë vit, – tregon Ambasada në shënimin në Fb, – ne festojmë 230 vjetorin e Departamentit të Shtetit. Për më shumë se dy shekuj, Ambasadat, Konsullatat dhe diplomatët tanë në mbarë botën, kanë forcuar partneritetet dhe miqësitë tona, si dhe kanë nxitur zhvillim ekonomik botëror.

Përgjatë këtij viti, ne do të postojmë foto historike që përfaqësojnë diplomacinë e Shteteve të Bashkuara dhe miqësinë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.

Në këtë foto, Presidenti amerikan George W. Bush bisedon në Fushë Krujë me një grua e cila mban flamurin amerikan në dorë, gjatë vizitës së tij në Shqipëri më 10 qershor 2007.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here