Ish-polici kapet me drogë e armë, por gruaja e fundos edhe më shumë!

0
105

Sipas njoftimit zyrtarë të dalë nga Policia e Shtetit, uniformat blu të Tiranës ka arrestuar një ish-punonjës policie, menjëherë pasi Gjykata e Krujës kishte caktuar masë ‘arrest me burg’, për veprën penale ‘Prodhim dhe shitje narkotikësh’.

Policia thotë se; ‘Në pranga ka rënë 31-vjeçari S. O. të cilit gjatë kontrollit në banesë i është gjetur, edhe një armë zjarri pistoletë me 7 fishekë’. Por nuk kanë marrë fund këtu hallet me drejtësinë për ish-policin, pasi një denoncim i bashkëshortes e ka rënduar edhe më shumë situatën e tij me ligjin.

Policia njofton gjithashtu se njëkohësisht ndaj ish-policit S. O, ka bërë kallëzim edhe bashkëshortja e tij, e cila e akuzon për dhunë fizike dhe psikologjike sistematike ushtruar ndaj saj.

Materialet i kanë kaluan prokurorisë për ndjekje të mëtejshme për veprat penale ‘Dhuna në familje’ dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit’.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here