28 vite/ Mbërritja e shqiptarëve në Itali do të kujtohet me Alfabetin Mors

0
168

Mbërritja e shqiptarëve në Itali 28 vite më parë dhe ato pamje të dhimbshme të njerëzve të dëshpëruar do të përkujtohet nga qyteti i Barit.

Mënyra e përkujtimit do të jetë e veçantë. Një mega valë radio telegrafike që përcjell mesazhin në kod të alfabetit Mors do të shpërndahet në të gjithë planetin tokë, ku thuhet  ” Janë njerëz, njerëz të dëshpëruar, Nuk mund të kthehen pas , ne jemi shpresa e tyre e vetme”.

Këto janë fjalët me të cilat kryetari i atëhershëm i bashkisë së qytetit të Barit Enrico Dafinio, iu drejtua popullsisë vendase duke i ftuar të hapin dyert e të ndihmojnë 18 mijë emigrantët shqiptarë që me anijen Vlora kishin mbërritur në qytetin e tyre, me shpresën e një jete më të mirë e një të ardhme për fëmijët e tyre.

Në mbrëmjen e datës 8 gusht 2019, ky mesazh i amplikfikuar me një sistem të fuqishëm audio do të shpërndajë thirrjen internacionale të alfabetit Mors në koordonatat gjeografike,IQ7DV /QTH LOCATOR JN81KD, që përkojnë me Teatrin Marghertia të Barit.

Ky instalim artistik do t’i bashkohet skultpurës publike “Janë njerëz 8-81991! realizuar nga artistja Jasmine Pignatelli ne kujtim të zemërgjerësisë e shpirtit human të popullit të Barit pas mbërritjes së anijes Vlora si dhe në nderim të figurës së kryetarit të bashkisë Enrico Dafinio ( 1935-2014).

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here