Itali/ Tentoi të arratisej, shqiptari: Dola për ecje në park…

0
168

Një shqiptar ishte lënë në arrest shtëpie nga gjykata e Bolonjas, por sot është kapur në tentativë për tu larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit.

Shqiptari 42 vjeç është kapur në një park larg shtëpisë së tij, ka qenë një patrullë që e ka gjetur dhe e ka shoqëruar për në komisariat.

Aty shqiptari është shprehur se kishte dalë për të bërë pak shëtitje.

‘Bëra nja dy hapa në park që të qarkullonte gjaku sa më mirë sepse shtëpinë  e kam të vogël dhe nuk eci shumë’, ka qenë justifikimi i 42-vjeçarit shqiptar.

Por justifikimi i dhënë nuk e ka shpëtuar atë nga një tjetër arrestim.

Ai ishte arrestuar më parë për shitje droge. Pasi u kap në tentativë duke ikur, ai është lënë sërish në arrest shtëpie nga drejtësia italiane

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here