I ndalohet hyrja në Shqipëri ekstremistit grek, bllokoi rrugën pas varrimit të Kacifas

0
118

Policia Kufitare e Kakavijës ka bllokuar sot në mesditë hyrjen një shtetasi grek të identifikuar si Kostas Dhimitropulos, i cili është targetuar si një prej ekstremistëve grek të cilët bllokuan aksin rrugor Jorgucat-Kakavijë në shenjë proteste pas varrimit të Kostandin Kacifas.

Dhimitropulos është një prej 52 personave të shpallur non-grata nga ana e autoriteteve shqiptare, lidhur mbi këtë ngjarje.

Ai po udhëtonte drejt Himarës për të kaluar pushimet me bashkëshorten e tij kur është kthyer pas.

Autoritetet kufitare i kanë dorëzuar Dhimitropulos edhe një shkresë në të cilën i ndalon hyrjen për në Shqipëri për një afat të pacaktuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here