VIDEO/ Mos e humbisni deklaratën e korçarit më të famshëm, jep arsyen e fortë pse po bien tërmete në Korçë

0
121

Nga 1 Qershori deri sot, rajoni i Korçës është lëkundur nga rreth 3 mijë tërmete.

Teksa qytetarët në juglindje të vendit i ka kapluar ankthi dhe frika, korçari më i famshëm Ilir Vrenozi jep arsyen e tij, pse qyteti i Serenatave po lëkundet kaq shpesh nga lëkundjet sizmike.

Gjatë ditës së djeshme, rajoni i Korçës u godit nga disa tërmete, ndërsa shumë qytetarë e kaluan natën jashtë

Përmes një videoje, Vrenozi tregon se, kryebashkiakët socialistë të Korçës, Niko Peleshi e Sotiraq Filo, shkelën mbi kishën e Shën Gjergjit për të ngritur Bibioletën e qytetit.

“Para ca kohësh, këta komunistët, morën kishën e Shën Gjergjit, nuk e bënë, por e shtruan poshtë, në pedonale, para bashkisë së re, dhe kalojnë njerëzit e shkelin. E kanë pikturuar dhe kalojnë njerëzit e shkelin. Është tmerr. Ata janë komunista. Mendojnë si ti bëjnë keq fesë. Urgjentisht ngrijeni Shën Gjergjin siç ishte se do na mbysë Zoti me tërmete”, thotë Vrenozi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here