Kokainë nga Holanda në Romë, në pranga 9 persona, koka e grupit shqiptar

0
126

Operacioni i karabinierisë italiane “Shqiponja e Zezë” për goditjen e trafikimit të drogës ka shkatërruar një bandë shqiptare që trafikonin kokainë nga Holanda në Romë.

 

Mediet italiane raportojnë se në pranga kanë rënë 9 persona, ndërsa në total janë realizuar 17 arrestime të kryera gjatë gjithë hetimeve.

Tregu i tyre i shitjes ishte në fshatrat Tor Bella Monaca dhe San Basilio, gjithashtu edhe në sheshet e kryeqytetit.

Të arrestuarit – Nëntë personat e arrestuar janë: Lulzim Daiu, Agim Karameta, Elena Daniela Rosu, Alessandro Romagnoli, Bujar Gipsi, Artan Monari, Deborah Belli, ndërsa dy shtetas të tjerë shqiptarë, nuk i është dhënë masë kufizuese për momentin, pasi dyshohet se nuk kanë qenë të pranishëm në territorin kombëtar italian.

Mësohet se kryesuesi i bandës ishte Lulzim Daiu, i cili merrej me drejtimin, organizimin dhe koordinimin e marrëdhënieve midis mbajtësve të drogës jashtë vendit dhe korrierëve përgjegjës për transportin dhe shpërndarjen në Itali.

Sekuestrimi – Gjatë operacionit janë sekuestruar afro 200 kilogramë kokainë, armë dhe një pushkë.

Si bëhej trafikimi? 

Droga importohej nga Hollanda në Itali përmes makinave të modifikuara. Më pas bashkëpunëtorët kujdeseshin për shpërndarjen e automjeteve që ata përdornin në Spanjë dhe ku fshehnin kokainë e armë, që më pas niseshin në udhëtimin e kthimit me ngarkesa të kokainës.

Kreu i organizatës në Itali, Lulzim Daiu i kishte pajisur bashkëpunëtorët me telefona të markës Black Berry, me të cilët ata komunikonin përmes mesazheve me nofka. Droga u mor direkt në Holandë, në Roterdam, nga korrierët e besuar, gjithashtu italian. Organizata kishte një flotë mjetesh mjaft efikase. Makinat u modifikuan sipas sasisë së kokainës, që do të transportohej. Modifikimi u bë nga një punëtor në Madrid, Spanjë dhe u pagua nga 10 deri në 20 mijë euro edhe në disa raste edhe me kokainë. Kokaina ishte paketuar me një mbulesë kafeje, më pas ishte izoluar me një shirit izolues, me qëllim për ta bërë të pa gjindshëm nga qenët antidrogë.

Në vitin 2018, mbi 1,900 shtetas shqiptarë ranë në pranga me akuzën e trafikimit të drogave.

Shqetësues është fakti i rritjes së numrit të grave dhe fëmijëve minorenë të arrestuar për narkotrafik.

Autoritetet italiane sekuestruan një sasi totale prej 14,2 tonë marijuanë vitin e kaluar, nga e cila 44 për qind ose 6,3 tonë e kishte prejardhjen nga Shqipëria.

Bandat shqiptare së voni po përfshihen dhe në trafikun e kokainës nëpërmjes Spanjës e Holandës, dhe më pas e shpërndajnë në të gjithë Italinë./ oranews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here