KESH blen 1 milionë euro energji, detyrohet pasi nuk realizohet procedura e optimizimit

0
104

Korporata Elektroeneregjetike Shqiptare ka blerë rreth 1 milion euro energji për muajin gusht, teksa nuk ka mundur të realizojë shitjen e energjisë gjatë një procedure optimizimi të hapur në datën 29 korrik. Kryerja e kësaj procedure synon përfitimin nga diferenca e çmimit të shitjes me atë të blerjes, që do të thotë se e njëjta sasi energjie blihet dhe shitet në profile të ndryshme orare.

Por, referuar rezultateve të publikuara nga gjeneruesi më i madh i energjisë në vend, gjatë realizimit të saj u mundësua vetëm blerja e 22320 MWH, me një çmim mesatar të ponderuar prej 48.8 euro/MWH. KESH është duke kaluar një situatë të vështirë për shkak të mungesës së rreshjeve të shiut, ndërkohë që ulja e prodhimit të energjisë nga kjo kompani ka detyruar edhe Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike të shpenzojë miliona euro për blerjen e energjisë, me qëllim plotësimin e nevojave konsumatore.

Vetëm për muajin qershor OSHEE shpenzoi 15.4 mln euro, ndërkohë që kjo vlerë i shtohet faturës prej 102 mln euro që operatori i shpërndarjes ka shpenzuar për blerjen energjie në 5-mujroin e parë të vitit. Rritja e shpenzimeve për blerje energjie si dhe pamundësia për t’u rekuperuar nga kriza e vitit 2017 ka detyruar Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike të pezullojë investimet e reja të parashikuara për vitin 2019.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here