Teatri/ I bashkohen nismës për mbrojtjen aktorë të njohur, Budina: Stop kësaj ngjarje korruptive

0
241

Artistëve dhe qytetarëve që mbrojnë Teatrin Kombëtar dhe janë kundër prishjes së tij iu është bashkuar sonte edhe aktorja e madhe shqiptare Roza Anagnosti. Po ashtu edhe aktorja Justina Aliaj dhe një sërë emrash të njohur të cilët i ka përmendur regjisori Edmond Budina.

Duke marrë fjalën para mbështetësve të Teatrit, Budina tha se këta janë qytetarët e Tiranës. Ai tregoi në një hartë se çfarë do të ndodhë me pronën publike dhe sa vend do i lihet Teatrit. Budina theksoi se ndodhen aty për t’i thënë “Stop” kësaj ngjarje korruptive.

“Është kënaqësi që tju shohim përherë e më tepër. Kënaqësi e veçantë të ndihem plotë të kem këtu kolegen time, një nga artistet më të mira që ka nxjerrë Shqipëria, Roza Anagnosti, e përshendes. Nuk mund të mos përshëndes miken e vjetër Justina Aliaj, mikun tim Fitim Makashin, aktorët që kanë dhënë jetën për këtë Teatër. Kam kënaqësinë të falënderoj dhe Jetën rrobaqepësen e Teatrit. Këta janë qytetarët e Tiranës.
Gjithë kjo me blu është pronë publike dhe shikoni se si do jetë nesër. E gjithë e kuqja do jetë pronë private dhe teatri do jetë vetëm kjo. E kuptoni se ç’vjedhje është. Ky është krimi i Shqipërisë. Si për natë, si për herë të gjithë së bashku t’i themi stop kësaj ngjarje korruptive, ta shpëtojmë Teatrin tonë Kombëtar. Gjithmonë këtu, Teatri nuk do të shembet”, deklaroi Budina.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here