Mesazhi i koduar, pse Meta postoi një foto me Schäuble?

0
111

Presidenti Ilir Meta ka postuar këtë të mërkurë një status në profilin e tij në Facebook teksa i bën apel politikës shqiptare që të mos humbasë kohë para vendimit të Këshillit të BE-së të 17-19 tetorit për çeljen ose jo të negociatave me Shqipërinë.
Mirëpo, bie në sy fakti se Meta e shoqëron mesazhin e tij me foton e një takimi me Presidentin e Bundestagut të Gjermanisë, Dr.Wolfgang Schäuble, një prej politikanëve më të vlerësuar në Europë. Duket se kjo foto nuk është rastësi. Edhe pse Presidenti i Republikës ka në galerinë e tij mjaft foto me Presidentin e Gjermanisë, Steinmeier, i cili e ka pritur me nderime zyrtare në Berlin në më pak se dy vite. Apo edhe pse ka foto me Kancelaren Angela Merkel, kreu i shtetit shqiptar ka zgjedhur pikërisht Presidentin e Bundestagut, i cili është institucioni suprem për vendimin për zgjerimin e BE-së në Gjermani dhe do të thotë fjalën e fundit për integrimin. Kësisoj, Meta ka dhënë një tjetër mesazh të qartë politikën shqiptare për rrugën që duhet ndjekur me qëllim çeljen e negociatave me BE-në.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here