Isa Sakja sfidon socialistët: Nuk i’a liroj zyrën 5 përqindshit…

0
157

Pas Bashkisë Devoll, tensionet po shoqërojnë sot edhe Bashkinë e Kavajës.

Mbështetës të shumtë të opozitës janë mbledhur para bashkisë, duke protestuar kundër kryebashkiakut të ri, Redjan Krali, që kërkon të marrë detyrën ditën e sotme.

Pjesë e protestës është edhe ish-kryebashkiaku Isa Sakja, i cili ka deklaruar se sot do të jetë në zyrë.

“Sot do të jem në zyrë. Nuk e liroj zyrën, është një ditë normale pune”, është shprehur Sakja.

Pas këtij prononcimi Sakja është futur në ambientet e bashkisë për të vijuar punën, ndërkohë dhjetëra mbështetës të PD-së qëndrojnë në hyrje të këtij institucioni.

Sipas tij vetëm 5% e qytetarëve të Kavajës kanë dalë në zgjedhjet e 30 Qershorit, dhe për këtë fakt zgjedhjet nuk janë legjitime.

Në Kavajë pritet që të mbërrijnë sot edhe Arben Ahmetaj dhe Elisa Spiropali, ndërsa betimi i kryebashkiakut të ri pritet që të bëhet në godinën e prefektit, për të shmangur përplasjet e mëtejshme me mbështetësit e PD-së.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here