Arrestohen dy persona në qytetin e Elbasanit, akuzohen për evazion fiskal dhe falsifikim i dokumenteve

0
101

Janë arrestuar dy persona të akuzuar për evazion fiskal dhe falsifikim i dokumenteve në qytetin e Elbasanit.

Ata do të akuzohen për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” dhe “Ndryshimi në aparatet matëse” të kryera në bashkëpunim,  është finalizuar operacioni i koduar “Regjimi”.

Si rezultat, u bë ekzekutimi i vendimit penal të datës 29.07.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për masen e sigurise arrest me burg, per shtetasit: L.H., 61 vjeç dhe H.R., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim, ndërhynin në pompat e distributorëve të karburanteve të palicensuar, falsifikonin procesverbalët në emër të një subjekti tjetër dhe nuk lëshonin faturë tatimore.

Vijojnë hetimet, pasi dyshohet të ketë persona dhe subjekte të tjera të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm duke i sjellë shtetit një dëm të madh ekonomik.

Policia e Elbasanit është e angazhuar maksimalisht për të zbuluar dhe ndëshkuar cilindo që kryen veprimtari të paligjshme dhe në këtë kuadër fton qyetarët të denoncojnë në numrin 112 apo në Komisariatin Dixhital çdo rast paligjshmërie, duke ju garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe të panashëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here