Fuqia e një ëndrre….

0
112
Nga Red Varku 

Ata patën kurajën të ëndërrojnë që mund t’ia dilnin të vetëm. Ata patën forcën të besojnë që nuk ka forcë që mund t’i ndalë nëse kauza e tyre është e drejtë.

Ata rezistuan me shumë përkushtim pa u dorëzuar, as atëherë kur dukej sikur ëndrra ishte një marrëzi. Ata luftuan deri në fund. E fituan betejën e tyre duke bërë që ëndrra e tyre të bëhej realitet.

Kjo është forca e idealizmit të një grushti të vogël njerëzish, t? cilët në kohëra jashtëzakonisht të vështira kur të gjithë i kishin kundër, morën në sy një rrezik shumë të madh.

Vunë ‘bast’ gjithshka! Jetën e tyre, pasurinë e tyre, familjen e tyre, për një ëndërr. Për një ëndërr që dukej shumë e madhe për supet e një grushti të vogël njerëzish.

E, kur mendon sa e madhe është fuqia e një ëndrre të një grushti njerezish të zakonshëm, por me kurajo të jashtëzakonshme për ta ndjekur ëndrrën e tyre!

Një grusht njerëzish që në këtë kaos shoqëror, morën guximin të sfidojnë një pushtet shumë të dhunshëm.

Ata po na japin një mësim sa të madh, aq edhe të thjeshtë: kur njerëzit besojnë dhe kanë guximin që për atë që besojnë të sakrifikojnë, gjithçka që kanë, pa as më të voglin dyshim shkruajnë dhe e ndryshojnë historinë.

Kur guxojnë dhe kur e ushqejnë besimin e tyre bëhen padyshim jo vetëm zëdhënës as vetëm bartës, por edhe realizues të ndryshimit të mirë.

Nisma e tyre që përfshiu kaq shumë njerëz, pikërisht, që t’i bashkonte njerëzit në një hapësirë ku pa frikë, dhe madje me krenari, të hidhnin farën e ëndrrës së tyre.

Ndoshta, mbase është ajo pjesa e ëndërrtarit brenda tyre që i thotë që një jetë pa ëndrra është një jetë pa shpresë.

Por as njeriu më i pasur në botë, as njeriu më i plotfuqishëm në botë , as njeriu më i talentuar në botë nuk mund të ndalojë dot së ëndërruari, sepse nëse ndalon, duhet të pranojë se ka ndaluar së jetuari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here