‘Është buka e popullit’/ Vasili citon poetin e madh gjerman për të treguar armiqtë e drejtësisë

0
260

Petrit Vasili nënkryetari i LSI-së, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka cituar poetin e dramaturgun e madh gjerman Bertold Breht, i cili thotë se “Drejtësia është buka e popullit”.

Vasili, duke sjellë një poezi të këtij poeti shprehet se “Kush e kap, e përdhos dhe e shkel drejtësinë është veçse një armik që meriton veçse ndëshkim të rendë!”

Postimi i plotë i Vasilit:

Po po drejtësia është buka e popullit!

Kush e kap, e përdhos dhe e shkel është veçse një armik që meriton veçse ndëshkim të rëndë!

I madhi Bertold Breht e lartëson Drejtësinë e vërtetë, që është Buka e Popullit.

Lexojeni këto vargje të Brehtit miq, që të kuptoni më mirë e më qartë armiqtë e drejtësisë, që kemi përballë!

Bertolt Brecht:

“Drejtësia është buka e popullit.

Ndonjëherë është e bollshme, ndonjëherë mungon.
Ndonjëherë ka shije të mirë, ndonjëherë shije të keqe.
Kur buka mungon, nis uria.
Kur buka është e keqe, nis mllefi.

Hidhe tej drejtësinë e keqe
Të pjekur pa dashuri, gatuar pa dije!
Drejtësi pa aromë, me një kore të murrme
Drejtësia bajate, që vjen tepër vonë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here