Bëri foton me Ronaldon, burg për 14-vjeçarin

0
126

14-vjeçari Akhmadi Jerzhakov u bë i famshëm pas episodit të ndodhur në minutën e 80-të ndeshjes mes Juventus dhe “Spurs”- ave, kur  zbriti në terrenin e lojës për të bërë foto me Kristiano Ronaldo.

Akhmadi në përfundim të ndeshjes u përmend edhe nga Mauricio Sarri. “E pashë atë djalë kur po vraponte në fushë dhe e kuptova menjëherë se kërkonte një foto me Ronaldon. Pata frikë se punonjësit e sigurisë do ta kishin marrë me forcë, prandaj e përshëndeta me dorë dhe e dërgova te Ronaldo. Personalisht, kur shoh një djalë në fushë, nuk e shoh si diçka të frikshme”.

Ai ishte një moment magjik për djaloshin nga Aktau, një provincë në jugperëndim të Kazakistanit, i cili kishte udhëtuar deri në Singapor , së bashku me babain, për të parë nga pranë skuadrën e tij të zemrës dhe pse jo për të bërë një “selfie” me CR7-ën, i cili jo vetëm që nuk ia hodhi poshtë të gjitha sforcot që 14-vjeçari kishte bërë, por përkundrazi, e mori edhe në prehër dhe qëndroi së bashku me portugezin për disa minuta, duke bërë të gjitha “selfiet” e mundshme dhe mori edhe përshëndetjet e shumë prej juventinëve.

Një kujtim pa dyshim i paharrueshëm, por që u pasua me momente frike dhe paniku. Arsyeja? Siç dihet, Singapori është një nga shtetet me rregullat më të ashpra në botë dhe zbritja në fushë e Akhmadit për të takuar CR7-ën u shoqërua me arrestimin e të voglit, së bashku me babain e tij, siç siguron “The Sun”.

Akuzat me të cilat ato do të përballeshin ishin të frikshme: jo vetëm deri në një muaj burg, por edhe një gjobë e cila dukej shumë e madhe për xhepat e familjes së Akhmadit. Këtë e konfirmoi edhe zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kazake, Aibek Smadijarov: “Adoleshenti jo vetëm ishte kërcënuar me burg, së bashku me babain, por edhe me një gjobë të majme, nisur edhe nga ligjet e ashpra në Singapor”.

Gjithsesi, fati i mirë deshi që ky lajm të ishte komunikuar nëpërmjet instancave shtetërore dhe qeveria kazake u vu menjëherë në lëvizje për të bërë lirimin e dy shtetasve të saj. Konsulli i Kazakistanit në Singapor ishte i pari që u vu në lëvizje, por siç vetë ai tregoi, nuk ishte aspak e lehtë që të bindte krerët e policisë së Singaporit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here