VIDEO/ Shkatërrohen bandat shqiptare, 57 grabitje në gati 3 muaj ,në pranga 17 persona

0
239

17 anëtarët e 4 bandash shqiptare, të specializuara në vjedhje apartamentesh, me bazë në Paderno Dugnano dhe me plot 57 raste grabitjesh mes Milanos, Brescia, Monza Brianza, Como, Kremones, janë arrestuar nga policia italiane.

Shqiptarët pa asnjë vendbanim fiks në Itali dhe të mbajtur nën vëzhgim nga autoritetet italiane, janë arrestuar me akuzat e vjedhjes, vrasjes në tentativë, dhe armëmbajtje pa leje.

Falë implikimit në operacion të agjentëve civilë dhe monitorimi i kamerave të sigurisë, u bë i mundur identifikimi i 17 anëtarëve. Këto grupe,  nga muaji prill deri në momentin e ndalimit kishin kryer 57 grabitje banesash, ndonjëherë edhe me praninë e banorëve.

Vjedhjet e të cilave dyshohet janë regjistruar në krahinat e Milanos (23), Monza dhe Brianza (1), Brescia (1), Como (8), Kremona (4), Lecco (3) dhe Varese (17).

Gjatë arrestimit, policia ka sekuestruar edhe dy pistoleta, një revolver, një armë gjysmëautomatike, dy makina, radiomarrëse, 2000 euro cash dhe mallra të tjera të vjedhura.

Sipas policisë italiane, para arrestimit, ata ishin gati të largoheshin nga vendi për t’u kthyer në Shqipëri.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here