U arrestua në flagrancë duke vjedhur/Ja kush është shqiptari që u arratis në mënyrë spektakolare

0
102

Një 23-vjeçar  i arrestuar nga policia në flagrancë duke vjedhur në një shtëpi,ja ka dalë të arratiset nga dhoma e ndalimit në Kuesturën e Monzas, Milano, Itali.

Corriere della Sera shkruan sot, se Elidon Gegaj, 23 vjeç ishte ndaluar rreth orës 11:30 minuta të ditës së djeshme në një banesë në Monza. Ai ishte kapur në ballkonin e shtëpisë.

I riu ishte dërguar në një qeli, hekurat e së cilës nuk shkonin deri në tavan.

Kjo ka qenë edhe mundësia e artë për 23-vjeçarin Gega që të arratiset.

Duke qenë se ishte trup vogël, shqiptari ja ka dalë të ngjitej deri në tavan, të futej mes hekurave dhe tavanit dhe më pas do ikte i qetë nëpër korridoret e Kuesturës.

Askush nuk e ka vënë re faktin që një i ndaluar po arratisej, deri kur karabinierët kanë shkuar për ta marrë në qeli, por ai nuk ishte aty.

Menjëherë është dhënë alarmi dhe policia po kërkon tani shqiptarin e arratisur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here