Qeveria Rama shpronëson 4 prona në rrugën e Kavajës: Na duhen ne

0
114

Qeveria ka shpronësuar 4 pronarë  dyqanesh në rrugën e Kavajës me justifikimin se toka i duhet për të zgjeruar prefekturën e Tiranës.

Sot dyqanet janë rrethuar me shirit dhe ruhen me policë, pavarësisht se çështja është për shqyrtim në Gjykatën e Apelit dhe nuk ka ende asnjë vendim të prerë rreth cështjes.

Pronarët janë të gatshëm të shpronësohen, por me vlerën e tregut, sipas ligjit dhe Kushtetutës. Qeveria e ka kundërshtuar këtë.

Ish deputetja demokrate Oriola Pampuri dhe Sekretari për Burimet Njerëzore në PD, Ervin Minarolli, që ndodhen atje, janë shprehur se qeveria po vepron si një bandë me qytetarët.

PD po heton, nëse veprimet e qeverisë për grabitjen e pronës së ligjshme të qytetarëve pa vendim gjykate të formës së prerë, kanë të bëjnë me veprimet e një klienti të Edi Ramës, i cili ka blerë disa shtëpi të vjetra aty pranë dhe do të ndërtojë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here