Përplasen tre automjete në hyrje të Tunelit, ja se çfarë ndodhi…

0
165

Një tjetër aksident ka ndodhur gjatë pasdites këtë herë në aksin rrugor Elbasan-Tuneli i Krrabës.

Në këtë aksident mësohet se janë përfshirë tre automjete.

Aksidenti ka ndodhur në hyrje të tunelit.

Për shkak të kaosit të krijuar, aksidenti është shoqëruar me bllokim të rrugës dhe radhë të gjatë automjetesh 300 deri 400 metra.

Shkak për aksidentin mësohet të jetë bërë një defekt i automjetit në lëvizje.

Situata tashmë po shkon drejt normalizimit, ndërsa nga aksidenti nuk ka pasur pasoja në njerëz.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here