Përfundon intervistimi i Haradinajt në Hagë/ Ja çfarë deklaroi…

0
100

Përfundon intervistimi i Ramush Haradinajt në Hagë. . Haradinaj shprehet:

E kam kryer obligimin ligjor, si i dyshuar. Kam pranuar këshillën ligjore që të mos përgjigjem për çka jam pyetur. Këto janë procedura ligjore jo për të fshehë diçka nga publiku, por meqë ligji nuk ma lejon…“, mësohet të jetë shprehur pas përfundimit të intervistimit ish-kryeministri i Kosovës.

Gjithashtu Haradinaj i ka mëshuar dhe një herë dorëheqjes së tij nga posti kryeministror duke u shprehur se kjo lidhet me nocionin e shtetit.

Arsyeja e dorëheqjes ka të bëjë me nocionin e shtetit e sovranitetit. Nuk kam dashur ta sjell kryetarin e shtetit këtu. Meqenëse, shteti ka mbetur shtet dhe meqenëse nuk kam obligime do të kthehem si të gjithë kolegët tjerë në politikë, t’u ofrohem qytetarëve. E kam bërë atë që e kam vlerësuar të rëndësishme, sepse kryetari i Qeverisë kur del para hetuesve ka dalë Qeveria, shteti, duhet të kemi kujdes për këtë. Kam dhënë shembull të respektimit të ligjit. Nuk po jap leksione, e kam bërë detyrën time”, ka thënë Haradinaj.

Këtu jam ftuar për rolin tim në UÇK, por nuk ka ende një përmbajtje se për çfarë bëhet fjalë“, është përgjigjur ai pas interesimit rreth temës së intervistimit nga Dhoma speciale e Gjykatës në Hagë.

 

https://www.facebook.com/dw.shqip/videos/2372922469615523/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here