Budina: Na prenë dritat e ujin në Teatër, jetojmë në një shtetrrethim. Këto gjëra i kanë bërë vetëm diktatorët

0
128

Regjisori i njohur Edmond Budina foli sot për ‘Top Talk’ ku rrëfeu përplasjet me policinë e shtetit përpara godinës së Teatrit Kombëtar. Ai sqaroi se nuk ishin artistët që u përleshën me policinë por ishin uniformat blu që ishin përleshur me këta të fundit. “Mua personalisht në jetën time im atë nuk më ka dhënë asnjë shpullë për të më edukuar mirë. Sepse këtu janë mësuar të edukojnë njerëzit përmes shpullave. Mua s’më ka dhënë njeri asnjë shpullë, nuk jam zënë ndonjëherë me njeri as kam rrahur njeri.

Teatri nuk eshte as i Kryeministrit, as i kryetarit te bashkisë dhe as i atyre që votojnë si dele një ligj antikushtetues” deklaroi Budina. “Këtu dhuna vazhdon, neve na prenë dritat, na prenë ujin, jetojmë në një shtetrrethim. Këto gjëra i kanë bërë vetëm diktatorët më të egër që ka njohur njerëzimi. Putin nuk bëri gjë tjetër veçse hodhi edhe helmin. Na mungon vetëm të hedhin helmin”, thekson regjisori dhe aktori Edmond Budina.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here