Meta uron Boris Johnson për zgjedhjen si kryeministër i Britanisë së Madhe :Gatishmëri për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat

0
105

Presidenti Ilir Meta ka uruar Boris Johnson për marjen e postit si kryeministër i ardhshëm i Britanisë së Madhe.

Me anë të një statusi në rrjetin social Facebook,Meta, i uron suksese në detyrën e re si dhe thekson besimin e fortë të vendit tonë në angazhimin e dosmosdoshëm të Britanisë së Madhe në Ballkanin Perëndimor, si faktor kyç për stabilitetin e rajonit, konsolidimit të demokracisë dhe shtetit ligjor.

Statusi i plotë

Urime dhe shumë suksese z.Boris Johnson për zgjedhjen në detyrën e lartë të Kryeministrit të ardhshëm të Britanisë së Madhe. Gatishmëri për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat. Shqipëria beson në angazhimin e dosmosdoshëm të Britanisë së Madhe në Ballkanin Perëndimor, si faktor kyç për stabilitetin e rajonit, konsolidimit të demokracisë dhe shtetit ligjor. ?????

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here