Asnjë notë respekti për sistemin tonë të drejtësisë!!! Shehu: Vendimi i gjykatës së Durrësit dhe Rilindja….

0
104

Nga Tritan Shehu.

Koncepti antidemokratik “o me mua, o kundër meje” u shfaq dje me të gjithë dimensionet e tij pas vendimit të gjykatës së Durrësit për “votimet” aty.

Një lume anatemimesh, ofendimesh, deduksionesh të tipit bolshevik, shpërthyen nga ajo seli e mediat pranë saj kundër atij vendimi dhe gjyqtarëve.

Për më shumë, drejtues të lartë të saj e shpallën atë vendim “nul”, deklaruan se nuk do ta respektonin, siç bënin e bëjnë veçse “feudalët” primitivë të Lindjes.

Asnjë notë respekti për sistemin tonë të drejtësisë, pavarësinë e tij, asnjë hap procedurial nuk u shqiptua, veçse klithma kërcënuese e denigruese.

Dhe e gjithë kjo për një vendim gjykate të shkallës së parë, që siç duket e tmerroi Rilindjen në antikushtetushmërinë e saj, duke kërkuar kështu të frikësojë tashmë, Apelin, për vendimet e ardhshme.

Tendencë kjo e qartë interferimi e presioni mbi drejtësinë, që tregon përsëri falsitetin e Rilindjes ndaj atij sistemi e reformës në atë.

Këto qëndrime tregojnë qëllimin e vërtetë të tyre, dominimin e kontrollin e plotë të sistemit tonë të drejtësisë; vetëm atëherë ata do ta quajnë atë të paanshëm e të drejta vendimet e tij.  Por kjo nuk do të ndodhë, sepse nuk do të lejohet të ndodhë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here