Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit: Institucionet janë çelësi, SHBA nuk do arbitrojnë politikën e brendshme shqiptare

0
156

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Philip Reeker tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të bëhen arbitër i politikave të brendshme të Shqipërisë. Ai ka theksuar në fjalën e tij, se edhe në SHBA jo çdo gjë është perfekte.

Ambasadori Reeker, zyrtar me përvojë në çështjet e Ballkanit, i bëri komentet të mërkurën në një forum të organizuar nga Këshilli i Atlantikut në Uashington.  Ai tha se Shqipëria vazhdon të jetë një ndër aleatet më të forta të Shteteve të Bashkuara në Evropën juglindore. Duke iu përgjigjur një pyetjeje të Zërit të Amerikës, Reeker tha se rruga institucionale është mënyra e vetme për tejakilimin e krizës së tanishme.

“Gjithmonë kam një bast me stafin që nuk mund të kalojë një ditë pa më pyetur për Ballkanin. Kam kaluar shumë nga jeta ime personale dhe profesionale në Ballkan.

Shqipëria ka kaluar një periudhë të vështirë. Është aleat i NATO-s, kemi punuar ngushtësisht dhe kemi punuar fort me ta. Ky vend erdhi nga një eksperiencë unike, pasi dolën nga era e Hoxhës, një eksperiencë e ndryshme nga vendet e tjera gjatë Luftës së Ftohtë. SHBA kanë qenë miku më i mirë i Shqipërisë, kemi punuar fort për ta futur në rrugën e anëtarësimit në NATO. Jemi krenarë për këtë fakt.

Jemi krenarë për Shqipërinë. Por nuk jam krenar për shqiptarët gjatë javëve të fundit. Nuk mund të bojkotosh parlamentin, ose të lësh mandatet. Duhet të përdorësh këto institucione, duhet të përdorësh gjykatat, duhet të caktosh anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, që të përdorësh këto mjete për të kaluar këto kohëra të vështira politike.

SHBA nuk do të arbitrojnë politikën e brendshme shqiptare, por do të vazhdojmë të inkurajojmë të gjithë palët që të punojnë së bashku me institucionet dhe të bëjnë hapat e duhur për të kaluar këtë me mjetet kushtetuese që keni. Duhet të mbajmë mend që ne në SHBA, na u desh ca kohë që të bëjmë gjërat mirë. Nuk kemi thënë se është kryer kjo gjë apo është perfekt. Por institucionet janë çelësi,. “, tha Riker.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here