Deklaratë e fortë nga ish-ministri: Reforma në drejtësi një dështim!!! Nuk kemi Kushtetutë por vetëm rregullore…

0
94

Ish-Ministri i Drejtësisë, Shefqet Muçi, një juristët më të njohur në vend dhe profesor i Të Drejtës Penale, e cilëson këtë reformë një dështim.

”Reforma në drejtësi është thjesht një eksperiment në Shqipëri dhe për mua ka dështuar. Janë disa institucione që nuk ekzistojnë, janë 35-40 mijë dosje në Gjykatën e Lartë që presin të shqyrtohen dhe kjo është një gjëndje skandaloze. Askush nuk mund të mburret dhe të thotë që ne po bëjmë një reformë të suksesshme. Flasin vetëm ata që e kanë filluar këtë punë dhe nuk duan të tërhiqen nga gabimet që kanë bërë. Nuk pranojnë dështimin për mënyrën se si e kanë bërë këtë reformë. Ne si specialistë kemi folur publikisht që në fillim që kjo mënyrë do sjellë shumë probleme dhe zvarritje por nuk na dëgjoi kush. Edhe më e rëndë janë disa propozime sidomos të të huaje që për në Gjykatën e Lartë të marrim nga gjykatat e tjera. Kjo është skandaloze. Një tjetër problem është kur politikanë të ndryshëm deklarojnë se kundërshtari politik ka frikë nga kjo reformë. Ky është sabotim i pastër i reformës. Kjo krijon përshtypje të gabuar sikur reforma në drejtësi bëhet për të gjykuar emrat dhe jo sistemin. Reforma në drejtësi bëhet pa emra. Nëse ne bëjmë një reformë për të goditurr njërin apo tjetrin ajo nuk është më reformë. Ajo është hakmarrje”.

Deklarata më e bujshme e Muçit, ishte se sipas tij tashmë nuk mund ta quajmë Kushtetutë, por thjesht një rregullore. ”Ajo është ndryshuar aq herë edhe për gjëra nga më banalet dhe tashmë nuk mund të quhet më Kushtetutë por një rregullore e zakonshme që ka ndryshuar dhe mund të ndryshojë sa herë i teket politikës”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here