“Kur dikush guxon të kundërshtojë shpallët “tradhëtarë”/ Djali i Sokol Olldashit i bashkohet protestës

0
102

Djali i të ndjerit Sokol Olldashi, edhe ditën e sotme i është bashkuar protestës së opozitës, thirrur në orën 20:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Vetëm një javë më parë, pas mbylljes së proecesit të votimeve të 30 qershorit Glauk Olldashi tha se demokratët nuk pyeten më në PD dhe kur ndonjëri guxon të kundërshtojë shpallet “tradhëtarë”.

Gjithashtu Glauk u shpreh se për të mirën e demokracisë, PD-së do t’i bënte mirë një proces zgjedhor për ristrukturimin e partisë tonë.

Ja çfarë shkruante një javë më parë Glauk Olldashi:

E Diela ishte dita në të cilën do të kisha ushtruar për herë të parë të drejtën e votës. Nuk e bëra, edhe pse e kisha pritur këtë ditë prej kohësh.

Demokratët nuk i janë trembur kurrë proceseve zgjedhore sepse ato janë për ne prova dhe sprova e demokracisë. PD-ja fiton zgjedhje vetëm kur ndjell besim dhe frymëzon demokratët dhe të gjithë shqiptarët që edhe pse nuk kanë bindje të caktuara politike besojnë tek fryma që forca jonë përfaqëson.

A është në popull ky besim? Zgjedhjet e 2015 dhe 2017 treguan që, Jo. Tek procesi i 2019 nuk e testuam besimin e popullit. Tashmë ky akt, i cili i dha 61 bashki PS – A do t’i vlejë kësaj force politike? Po për ne a do të vlejë?

Fakti i hidhur është që PD nuk do të menaxhojë më asnjë pushtet. Kush ka faj? Sigurisht që përgjigja që na vjen në mendje kur na pyesin është “vetja”. Por, demokratët nuk u pyetën për vendimin e mospjesëmarrjes, në fakt demokratët jo vetëm që nuk pyeten më në PD, por edhe kur ndonjëri guxon të kundërshtojë shpallët “tradhëtarë”. Kjo mendësi komuniste, edhe pse e huaj për partinë tonë, na ka “infektuar”.

C’farë është kura? Për mendimin tim do na bënte mirë një proces zgjedhor për ristrukturimin e partisë tonë.

P.S., Po më quajtët tradhëtar……. nuk mërzitem

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here