Votime moniste, me një parti në garë! Kryebashkiakja e Prrenjasit: Nuk e liroj zyrën time! Shihemi më 13 tetor…

0
101

Kryebashkiakja e Prrenjasit, Miranda Rira, e zgjedhur nga radhët e LSI 4 vite më parë, ka deklaruar se “as unë nuk e liroj zyrën time”.

Në një mesazh në Fb, Rira shprehet se “zyra e bashkisë nuk është e imja, ajo është e qytetarëve të Prrenjasit, me të cilët unë kam një kontratë sociale qëkurse ata më zgjodhën 4 vjet më parë! Ajo zyrë, do të mbetet e tyre, derisa në krye të saj të vijë ai/ajo që do të zgjedhin me votë të lirë vetë banorët dhe qytetarët e Prrenjasit dhe jo Partia Socialiste.”

Në një mesazh në facebook, Rira shprehet:

“Votime moniste, me një parti në garë! Njësoj sikur të luajë në fushë vetëm një skuadër! Rezultati dihej! Të gjithë shqiptarët e dinin se kush do të ishin “ fituesit” e këtyre votimeve! Epo kjo nuk është garë!

Që dikush të vijë në krye të bashkisë së Prrenjasit, duhet ta meritojë atë! Të hyjë në një garë reale, me kundërshtarë realë dhe jo imagjinarë! Ashtu sikurse unë erdha në atë bashki, përmes një konkurrence të fortë dhe reale, jo përmes zgjedhjesh monopartiake!

Zyra e bashkisë nuk është e imja, ajo është e qytetarëve të Prrenjasit, me të cilët unë kam një kontratë sociale qëkurse ata më zgjodhën 4 vjet më parë! Ajo zyrë, do të mbetet e tyre, derisa në krye të saj të vijë ai apo ajo që do të zgjedhin me votë të lirë vetë banorët dhe qytetarët e Prrenjasit dhe jo partia socialiste.

Askush nuk do dhunojë zyrën dhe qytetarët, duke ardhur në krye të saj, pa votë dhe pa zgjedhje të lira e demokratike! Askush! Zgjedhjet e lira dhe të barabarta janë thelbi i demokracisë! Këto që pamë të dielën, ishin modeli më i shëmtuar i tyre!  Shihemi në 13 Tetor bashkë, datën e dekretuar nga Presidenti i Republikës! Deri atëherë, shumë zhvillime të reja na presin!” përfundon mesazhin e saj Rira.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here