Shpërthen Vasili: Populli shqiptar do t’i japë përgjigjen e merituar…Çfarë pritet të ndodh më 8 korrik??

0
104

LSI vijon akuzat për procesin e manipuluar të 30 qershorit. Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, është ndalur sërish sot te akuzat për ndryshimin e shifrës së votuesve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas zyrtarit të kësaj partie, 30 qershori ishte prova e padiskutueshme e kanabizimit politik dhe elektoral të Edi Ramës, duke shtuar se populli shqiptar do t’i japë përgjigjen e merituar kreut të socialistëve.

“Në rast se dosja 339 dhe 184 u bllokuan me çdo mjet e me çdo formë nga prokuroria e kapur e Edi Ramës, dosjen kombëtare të 30 qershorit tani e ka në dorë çdo shqiptar. Nga veriu deri në jug, pra hetimi dhe dënimi i saj do të jetë mbarë popullor. Qytetaret shqiptarë përfundimisht e kanë bërë zgjedhjen e tyre. Dhe uzurpatorët dhe kanibalët politik do të kenë vetëm një përgjigje nga ana e popullit. Përgjigja do të jetë, reagim i papajtueshëm, i pandalshëm dhe i paepur ndaj tyre”, tha Vasili.

Deklarata e plotë:

Të nderuar qytetar dhe qytetare. Sot çdo shqiptar pavarësisht preferencave politike që mund të ketë, e ka shumë të qartë që 30 qershori ishte prova e padiskutueshme e kanibalizmit politik dhe elektoral të Edi Ramës. Është shumë e qartë pra për gjithë që Edi Rama edhe kur kandidon i vetëm dhe kur voton i vetëm dhe kur numëron i vetëm nuk i ndahet dot dhe nuk çlirohet dot nga vesi kriminal i grabitjes të votës.

Megjithatë ju ftoj të ndjekim së bashku një video e cila tregon qartë si procesi i votimeve socialiste edhe nga ana formale në komisione degradoi dhe degjeneroi në një proces hajdutërie, pasi dhe komisionet që kanë 7 anëtarë në qendrat e votimeve u katandisën në një anëtar të vetëm, i cili ishte ai punëtori i Partisë Socialiste që ju thoshte dhe zgjedhësve votoni për Partinë Socialiste dhe s’ka nevojë se votat janë tonat.

Pra të nderuar qytetarë këto janë vetëm disa nga dëshmitë e mijërave dëshmive të cilat e vërtetojnë këtë kanibalizëm elektoral dhe të këtij votimi socialisto-rilindas, të cilat qytetarët shumë e më shumë i kanë parë me sytë e tyre por ne kemi detyrën për ti ndarë me të gjithë Shqiptarët, për tu bindur deri në fund dhe deri tek Shqiptari më i fundit për këtë krim të pashembullt që i është bërë votës së lirë të qytetarëve, spekulimeve dhe shpërdorimit të saj.

Fakti publik ishte që refuzimi i këtij procesi ishte masiv, i jashtëzakonshëm dhe besoj aksioni më madhor që ndonjëherë qytetarët shqiptarë kanë ndërmarrë në këto 29 vite pluralizëm. Është vulosur nga mijëra dëshmi, nga mijëra fakte, por përfundimisht edhe nga gjetjet e OSBE/ODHIR disa çështje të mëdha që kanë marrë një vulë të qartë publike dhe zyrtare. Së pari votimet e 30 qershorit ishin të paligjshme. Dekreti i Presidentit të Republikës është në fuqi dhe zgjedhjet zhvillohen më 13 tetor.

Të vetmit që mund të kishin mundësi të shqyrtonin dekretin ishte Gjykata Kushtetuese, e cila duke mos qenë e ngritur për faj të Edi Ramës që donin ta kapnin, i ka bërë të paprekshme këto dekrete dhe ky dekret është fuqi më 13 tetor 2019. KQZ ka luajtur një rol të qartë dhe tërësisht kriminal, me të gjithë veprimet e tij në dhunim të ligjit dhe Kushtetutës, e ka qenë në krye të aksionit të kanibalizmit elektoral të Edi Ramës. Provuar kjo gjerësisht në raportin e OSBE/ODHIR, i cili flet për qëndrime kreative që KQZ nuk vepronte sipas ligjit dhe Kushtetutës, por sipas urdhrit të çuar nga Edi Rama.

Gjithashtu është tepër e rëndësishme, sepse OSBE/ODHIR konfirmon dhe vërteton që dhe regjistrimi i patericave të Edi Ramës, për të justifikuar një lloj gare elektorale fiktive, ishte tërësisht i paligjshëm në kundërshtim të hapur me ligjin dhe e konsumuar kjo vepër nga KQZ. Përfundimisht 30 qershori dhe votimet socialiste nuk janë as më shumë e as më pak, se sa nul, zero,nuk përfaqësojnë asgjë, përveçse një dëshmi të krimit elektoral dhe politik të Edi Ramës.

Të gjithë pjesëtarët e këtij votimi kriminal të socialistëve të 30 qershorit, do të përgjigjen në mënyrë të pashmangshme përpara ligjit. Kjo është pa asnjë shpëtim. Duke filluar që nga KQZ, i cili ishte në krye të të gjithë përgjegjësive pra kushdo që ka marrë përsipër të hedh firmën për në krimin elektoral të votimeve socialiste të 30 qershorit do të përgjigjet në mënyrë të drejtpërdrejt edhe individuale. Të nderuar qytetarë dhe qytetare, 85% e shqiptarëve refuzuan dhe përbuzën kanibalizmin politik dhe elektoral të Edi Ramës. Së bashku me mijëra gënjeshtrat dhe premtimet e pambajtura, hipokrizitë dhe demagogjitë e tij.

Në rast se dosja 339 dhe 184 u bllokuan me çdo mjet e me çdo formë nga prokuroria e kapur e Edi Ramës, dosjen kombëtare të 30 qershorit tani e ka në dorë çdo shqiptar. Nga veriu deri në jug, pra hetimi dhe dënimi i saj do të jetë mbarë popullor. Qytetaret shqiptarë përfundimisht e kanë bërë zgjedhjen e tyre. Dhe uzurpatorët dhe kanibalët politik do të kenë vetëm një përgjigje nga ana e popullit. Përgjigja do të jetë, reagim i papajtueshëm, i pandalshëm dhe i paepur ndaj tyre.

Prandaj në 8 korrik në orën 20:00, të gjithë së bashku, qytetarë dhe qytetare, pa pasur parasysh asnjë lloj bindje politike, preference të çdo lloji, por te bashkuar vetëm mbi vlera të jashtëzakonshme, siç janë dinjiteti njerëzor në radhë të parë, te cilin nuk mund ta nëpërkëmb askush. Do të jenë atje për tu përballur me autorin e kanibalizmit elektoral dhe politik që quhet Edi Rama. Pra në 8 korrik shqiptarët sërish do të jenë me mijëra e më mijëra, për të treguar dhe njëherë se besojnë të vetja, se kanë detyrë ta ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu në vendin e tyre.

Këtu ku rëndon dhe guri dhe që qetësia e jetës së tyre, integrimi europian i tyre dhe mirëqenia e tyre ekonomike kanë vetëm një armik, i cili gjallon aty në mes të sheshit. Ai është Edi Rama, i cili e përdor krimin, i shërben krimit dhe gjallon mbi krimin. Pra të gjithë të hënën në datën 8 korrik në orën 20:00 të bulevardi dëshmorët e kombit për ti thënë JO përfundimtare diktaturës dhe gjithë ata që duan të rrënojnë e të shqyejnë themelet e demokracisë dhe dinjitetit njerëzor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here