Presidenti i dha frymmarrje vendit, Panariti: Veprimet e mazhorancës do mbahen mend si njollë e zezë në histori…

0
181

I ftuar në studion e FaxNews ditën e sotmer ka qënë ish-Ministri i Jashtën Edmond Panariti.

Ai ka komentuar me gazetaren Xhilda Kondi refuzimin e KE për rikthimin e vizave të Shqipërisë me vendet e Bashkimit Europian, kryesisht Holandën ajo e cila e hapi gjithë këtë diskutim.

Xhilda Kondi: Deklarata e ndërkombëtarëve nuk kanë qënë shumë dashamirëse para 30 qerhorit për opozitën, si mendoni se do të jenë në vijim?

Edmond Panariti: Shqetësimi im nuk janë deklaratat e tyre sepse ky nuk është shteti I ndërkombëtarëve por është shteti I shqiptarëve. Ne kemi thyerje të Kushtetutës së vendin dhe kjo është parë në mënyrë flagrante kur dekreti I Presidentit nuk është zbatuar nga mazhoranca. Ka qënë një gabim jashtëzakonisht I rëndë që mungesa e gjykatave është prej reformës në drejtësi, gjë që e duam të gjithë.

Problemi është shumë i madh dhe më shqetësuese është fakti a do e lejojm ne krijimin e një shteti diktatorial.

Xhilda Kondi: Edhe pse pati protesta zgjedhjet nuk u ndaluan, si mund ta komentoni këtë?

Edmond Panariti: Arritja më e madhe e jona ishte fakti që nuk arritëm në përplasje civile. Këto zgjedhje nuk mund të jenë legjitime sepse kjo parti nuk ka pasur kundërshtarë, dhe aty ku kishte, kandidatët e BD, nuk u morën parasysh.

Në rast se ne duam të ruajmë statuskuonë të jemi të sigurtë që kemi arritur në një shet diktatorial. Ne duhet të pengojmë në çdo mënyrë instalimin e një regjimi monopartiak.

Xhilda Kondi: Presidenti ka dekretuar një datë të re zgjedhjesh por PS nuk po merr asnjë hap dhe nuk po bënë përgatitje, si do veproj opozita në këtë rast. A do shkoj në zgjedhjet e 13 tetorit?

Edmond Panariti: Unë mendoj që opzita duhet të përqafoj këtë vendim. Presidenti i Republikës është shembull i stabilitetit në vend dhe ai duhet marrë parasysh. Ne jemi nënjë situatë shumë qesharake dhe është një dramë e vërtetë që jemi deri këtu. Unë habitem si kemi arritur në këtë pikë, është në turp i madh që jemi këtu në këtë gjendje dhe që u zhvilluan zgjedhjet e 1 parti.

Edhe pse dosjet u bën publike ato po tentohen të sfumohen. Kjo ska kuptim sepse ju e dini se çfarë  ka ndodhur në Austri, duke rënë menjëherë qeveria. Ndërkohë që në një shtet banal kjo gjë nuk ndodh.

Xhilda Kondi: Mazhoranca po përpiqet të shkarkoj Presidentin, si e komentoni këtë gjë?

Edmond Panariti: Kjo është e gjitha një turp. Presidenti I dha frymmarrje vendit duke i siguruar një demokraci funksionale ashtu siç e kërkon Kushtetuta e vendit. Dhe për këtë në mënyrë të paturp mazhoranca po kërkon ta shkarkojë.

Koha do e tregojë por unë mendoj se do të mbahet mend gjatë si një njollë e zezë në historinë e Shqipërisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here