Vasili: Kjo Rudina paska shume informacion sekret…!!!

0
142

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar ndaj një qëndrimi të mbajtur nga Rudina Hajdari në rrjetet sociale, ku ankohej se përse Presidentit nuk e ka thirrur në takim.

Vaslili shprehet se kryetari i partisë së Rudinës, Edi Rama nuk pranoi të shkonte në takim, ndërsa i sugjeron asaj që nesër të shkojë në votime.

“Kjo rudina paska shume informacion sekret. Me siguri nga “Avokati i Fbi” ne Tirane. Po pse reagoi me dy dite vonese per nje takim publik? Plus qe kur kryetari i Partisë së saj refuzoi takimin me Presidentin po kjo e shkreta çdo te bisedonte me te? Shyqyr qe ia kishin shkruar pa gabime këtë reagimin, se po ta recitonte do na gajaste se qeshuri si ç’bën çdo të enjte në “Landfilldin” më të ri të Shqipërisë. Megjithatë e uroj që nesër të shkoj ballelarte, duarplot…. dhe me Fitorje”,- shkruan Vasili.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here