Thirrje e fortë e Presidentit Meta: Nesër, më e rëndësishme se çdo gjë tjetër është paqja sociale

0
120

Presidenti Ilir Meta, në një apel në rrjetet sociale, u ka bërë thirrje qytetarëve që gjatë ditës së nesërme të shmangin incidentet.

Kreu i shtetit shprehet se çdo qytetar duhet të sillet me maturi dhe ruajta e paqes sociale është me rëndësi të jashtëzakonshme për vendin. “Sërish ju ftoj të gjithëve të silleni me qetësi dhe mençuri!  Është shumë e rëndësishme vetëpërmbajtja e gjithsecilit! E theksoj edhe njëherë rëndësinë e jashtëzakonshme që ka nesër ruajtja e paqes sociale.  Të gjithë duhet t’i shërbejmë asaj dhe së ardhmes europiane të Shqipërisë”,- shprehet kreu i shtetit.

Mesazhi i Presidentit Ilir Meta për qytetarët:

“Përsëris thirrjen time për të respektuar në mënyrë civile dhe demokratike vendimin e gjithsecilit gjatë ditës së nesërme.

Sërish ju ftoj të gjithëve të silleni me qetësi dhe mençuri!  Është shumë e rëndësishme vetëpërmbajtja e gjithsecilit! E theksoj edhe njëherë rëndësinë e jashtëzakonshme që ka nesër ruajtja e paqes sociale.  Të gjithë duhet t’i shërbejmë asaj dhe së ardhmes europiane të Shqipërisë.

Shmangni provokimet që mund t’ju çojnë drejt dhunës, në mënyrë që dallimet politike të mos cënojnë bashkëjetesën qytetare në çdo familje, në çdo lagje, në çdo fshat, në çdo qytet dhe në të gjithë shoqërinë tonë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here