Denoncim/ Spahiu: Skandal në Bulqizë, fletët e votimit në zyrat e PS

0
114

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu, ka denoncuar skandalin me fletët e votimit në Bulqizë. Sipas Spahiut, “fletët e votimit nuk janë në KZAZ por në zyrat e Partisë Socialiste dhe kjo përbën “shkelje flagrante e kodit zgjedhor”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu shton se: “ky denoncim vlen për vëzhgues të ndryshëm ndërkombëtarë pasi ne kombëtarët e kemi shumë të qartë që këto janë zgjedhje moniste dhe pa asnjë vlerë ligjore por dhe morale.”

Në vijim postimi i plotë i Spahiut:

Shkelje flagrante e kodit zgjedhor në Bulqizë.

Fletët e votimit nuk janë në KZAZ por në zyrat e Partisë Socialiste, fakt që vërtetohet nga dy fotot e para gjatë ngarkimit sot në mëngjes.

Në foton e tretë makinat janë në pritje për tu shpërndarë në qëndrat e votimeve.

Mbase ky denoncim vlen për vëzhgues të ndryshëm ndërkombëtarë pasi ne kombëtarët e kemi shumë të qartë që këto janë zgjedhje moniste dhe pa asnjë vlerë ligjore por dhe morale.

Turp i madh..!!!!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here