Aktivisti i njohur “degjeneron” Veliajn: Martohesh me lekët e mamit, ushqehesh me lekët e gruas! Bëhu burrë dreqi ta hajë…

0
148

Pas lajmit per publikimin e te ardhurave te kryebashkiakut Veliaj, i menjehershem dhe ironizues ka qene reagimi i aktivistit te njohur Genc Sejko. “Lexojeni pak kete se eshte shume interesante. Ajo qe me beri me shume pershtypje nuk ishte se pasuria e Erionit eshte shtuar me disa miliona por fakti se 74% e parave qe fiton çifti vijne nga bashkeshortja. Ne shtepi Veliaj sjell vetem 26% te kontributit total. Martohesh me leket e mamit. Ushqehesh me leket e gruas. Behu burre dreqi ta haje, se nuk je i vogel”, shkruan Sejko ne rrjetin social facebook. 

 

Erion Veliaj u zgjodh kryetar i Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet lokale të vitit 2015, si kandidat i Partisë Socialiste dhe i koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane. Veliaj fitoi bashkinë e Tiranës me 53.58% të votave.

Erion Veliaj është diplomuar për Shkenca Politike në Grand Valley State University në Michigan të Shteteve të Bashkuara, ndërsa studimet master i ka kryer në Universitetin e Sussex në Mbretërinë e Bashkuar.

Në vitin 2003, Veliaj themeloi lëvizjen MJAFT! dhe e drejtoi atë deri në nëntor 2007. Në vitin 2009, Veliaj themeloi lëvizjen G99 dhe kandidoi në zgjedhjet parlamentare të po atij viti, por nuk arriti të futej në Parlament. Ai iu bashkua Partisë Socialiste në vitin 2011, ku u zgjodh Sekretar për Rininë dhe Emigracionin.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, Erion Veliaj u zgjodh deputet i qarkut të Gjirokastrës. Në shtator 2013, ai u emërua ministër i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, detyrë të cilën e kreu deri në prag të zgjedhjeve lokale 2015, kur kandidoi për Bashkinë e Tiranës.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e kryetarëve aktualë të bashkive të vendit në fund të mandatit të tyre 4-vjeçar.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës nga viti 2013 deri në fund të vitit 2017.

Skeda e pasurisë së deklaruar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për vitet 2013-2017.

Kryebashkiaku Erion Veliaj zotëronte pasuri me vlerë 18.3 milionë lekë në vitin 2013; kur deklaroi për herë të parë interesat e tij private pranë ILDKPKI. Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e Veliajt është 46.9 milionë lekë, duke shënuar një rritje mesatare vjetore prej 5.7 milionë lekësh.

Pasuritë e paluajtshme përbëjnë zërin kryesor të aseteve familjare me vlerë 25.2 milionë lekë. Aty përfshihet një apartament i deklaruar nga Veliaj në vitin 2013 dhe një apartament 171.2 m2 me verandë 19.4 m2 në pronësinë e bashkëshortes Ajola Xoxa. Veliaj deklaron gjithashtu familjarisht 20.2 milionë lekë likujditete bankare dhe automjete me vlerë 1.5 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 24.7 milionë lekë. Të ardhurat nga paga të siguruara nga Z.Veliaj zënë 26%, ndërsa të ardhurat nga paga e bashkëshortes si konsulente ligjore janë në masën 60%. Ndërkohë, nga aktiviteti privat i bashkëshortes (person fizik) janë siguruar rreth 13% e totalit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 5 vite të deklarimit, të cilat rezultuan pa probleme.

Megjithatë, nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë u identifikuan “flamuj të kuq”, që lidhen kryesisht me pasuritë e patundshme në pronësinë e Veliajt dhe të bashkëshortes së tij.

Në deklaratën e tij të parë në vitin 2013, Veliaj deklaron blerjen e një apartamenti në Tiranë me vlerë 5.1 milionë lekë dhe me burim shitjen e apartamentit të prindit dhe kursimet nga paga. Gati tre javë pas blerjes, apartamenti rivlerësohet në vlerën e 12.8 milionë lekëve ose 7.6 milionë lekë më shumë se çmimi i blerjes.

Një tjetër “flamur i kuq” i identifikuar lidhet me një kontratë sipërmarrjeje për ndërtimin e një apartamenti me sipërfaqe 171 m2 dhe verandë 19 m2 me vlerë 88 641 euro, ku Ajola Xoxa zotëronte si pjesë takuese 33%. Akti i shitjes finalizohet në vitin 2016 dhe Xoxa bëhet pronare me 100%, ndërkohë që në deklaratat e pasurisë mungojnë të dhënat për burimin e kësaj prone dhe mënyrën se si ajo është paguar.

Gjithashtu në vitin 2016, kryebashkiaku deklaron marrjen e një kredie prej 6.1 milionë lekësh, pa deklaruar të dhëna mbi qëllimin apo destinacionin e saj. /lajmi marre nga reporter.al

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016  

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here