Vokshi: Rama po kërcënon mjekët dhe familjarët e tyre të marrin pjesë në zgjedhje

0
114

Partia Demokratike, ka denoncuar sot me anë të ish-deputetes, Albana Vokshi, presionin dhe kërcënimet që Rilindasit po u bëjnë mjekëve dhe infermierëve për të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Vokshi deklaroi gjatë konferencës për mediat, se mjekët dhe infermierët janë nën shantazh të vazhdueshëm nga Rilndasit, të cilët po i kërcënojnë me vendin e punës nëse nuk marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Sipas Vokshit, Rilindasit duan të rrisin pjesëmarrjen në zgjedhjet moniste përmes dhunës psikologjike shantazhit dhe kërcënimeve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here